Del në shitje Ferrari F12tdf me çmim prej 925 mijë euro [foto]

8 Tetor 2016 - 17:13      

Nëse dëshironi të bëheni njëri nga pronarët e rrallë të Ferrari F12tdf në Europë, këtë mundësi ua ofron një shitës holandez i cili ka në shitje një model të tillë me çmim prej 925 mijë euro.

Natyrisht, vetura është në gjendje shumë të mirë dhe ka të kaluar vetëm 6,150 kilometra, transmeton Koha.net. Ky model vjen me rrotat nga alumini me diametër prej 20-inç, sistemin e zërimit premium, ulëset sportive, navigacionin, si dhe disa elemente nga fibra të karbonit në interier.

Ferrari F12tdf ka motor me kapacitet prej 780 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2,9 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 340 km/h.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...