Volkswagen e Audi tërheqin 334 mijë vetura

8 Tetor 2016 - 11:44      

Volkswagen grup është duke tërhequr 334 mijë vetura të markës Volkswagen e Audi në SHBA dhe Kanada për shkak rrjedhjeve të karburantit, transmeton koha.net.

“Askush deri tani nuk është lënduar si rezultat i këtij problemi”, ka thënë Jeannine Ginivan nga kompania e Volkswagen.

“Derisa rrjedhja e karburantit rrit rrezikun për zjarr, deri tani nuk është raportuar asnjë”, shtoi ai.

Modelet e prekura janë ato me benzinë, si Audi Q5 2009-2012, Audi Q7 SUV 2007-2012, Audi A6 edhe A7 sedan të viteve 2012-2013, si dhe Volkswagen Golf i vitit 2015-2016 dhe ai Golf GTI, Audi A3 sedan dhe kabriolet të 2015-2016.

Rreth 83 për qind të veturave të tërhequra janë të regjistruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kompania nuk ka treguar se sa pritet të ju kushtojë kjo tërheqje, ndërsa tregoi se do t’i njoftojë pronarët e këtyre veturave të prekura nga ky problem se kur mund të shkojnë në pikat e Volkswagen apo Audi për të riparuar ato falas.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...