Vjen oferta e re për BMW X5 [foto]

5 Tetor 2016 - 11:04      

Për pronarët e BMW X5 tani në dispozicion kanë ofertën e kompanisë që merret me modifikimin e veturave, TopCar, e cila ofron paketën e re për këtë model bavarez.

Oferta, në fakt, ende nuk është e kompletuar por duket se paketa për përforcimin e motorëve benzinë dhe dizel do të ofrohet së shpejti.

Sa i përket pjesës tjetër, paketa përfshinë aerodinamikën “Lumma” – mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësi i përparmë me spoiler, vrima për ajër, set pragjesh, mbrojtësi i pasmë i modifikuar me difuzer të integruar, spoiler i pasmë mbi çati, si dhe spoiler në bagazh, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, në këtë paketë përfshihen edhe dritat LED të ditës, sistemi i ri sportiv i shkarkimit të gazrave me katër tuba, amortizatorët e modifikuar, frenat e forta, set të rrotave me diametër prej 23-inç e me goma 315/25-23.

Ndërkaq, sa i përket interierit TopCar përmes kësaj pakete ofron interier dy-ngjyrësh prej lëkure Alcantara, disa elemente nga fibra të karbonit, tepihët e rinj dhe pedalet nga alumini.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...