4 Tetor 2016 - 17:26
Lotus tani ka zbuluar Exige 350 të edicionit special për të festuar 50 vjetorin e këtij modeli, i cili është shumë më i lehtë se versioni standard.
Lotus pohon se ata kanë reduktuar peshën “në mënyrën më të mirë të mundshme” në 350 të edicionit special të ri, pasi ky model peshon 26 kilogram më pak se modeli paraprak.
Ky model ka motorin 3.5 litërsh supercharged V6 i cili prodhon 345 kuaj fuqi, ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.9 sekonda para se ta arrij shpejtësinë maksimale prej 280 kilometra në orë, transmeton koha.net.
Ky version special ka reduktuar peshën duke përdorur panele speciale, bateri më të lehta, e tuba të ndryshëm të lehtë.
Ata gjithashtu kanë përdorur një ndërrues të shpejtësive më të lehtë, dhe i ndërtuar më ndryshe për të reduktuar peshën.
Lotus Exige 350 i edicionit special ka katër ngjyra për tu zgjedhur, Essex blu, të bardh, gri e errët metalike dhe modeli sportiv i zi me vija sportive.
Çmimi i Lotus Exige 350 i edicionit special fillon nga 70 mijë euro.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...