2 Tetor 2016 - 13:33
Ky koncept ka motor 2.0-litër me katër cilindra e me Turbo karikim, motor i cili po ashtu gjendet edhe tek Megane R.S. 275 Trophy, transmeton Koha.net. Ky motor është me kapacitet prej 270 kuajfuqi dhe, përveç kësaj, të dy këto modele janë në kombinim me marshin manual me gjashtë shpejtësi.
Renault Sport ka zgjatur konceptin për 60 milimetra dhe vjen me rrota me ngjyrë të zezë e me diametër prej 19-inç dhe me eksterier me ngjyrë të verdhë Liquid.
Tani për tani fjala është vetëm për konceptin, ndërsa kompania franceze është duke analizuar tregun dhe kërkesat. Nëse ky hatch i fuqishëm merr “dritën e gjelbër” për prodhim, atëherë kompania nuk do të ketë edhe aq shumë punë kur është fjala për zhvillim.
Renault Clio R.S. 16 ndoshta mund të vijë me një çmim jo të ulët, por me siguri se do të tërhiqte vëmendje të madhe.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...