2 Tetor 2016 - 16:41
Viti i shkuar ishte ndër më të lagështit në dhjet vjetët e fundit. Përmbytje pati në shumë vende në Evropë e më gjerë, shkruan sot “Koha Ditore”. Pa dyshim që shumë automobila u përmbytën, qoftë nëse ishin të parkuar apo edhe nëse ishin në rrugë duke u vozitur. Shumë prej tyre mund të jenë tani në treg për shitje me blerës potencialë që nuk mund të vërejnë dëmtimet që kanë këta automobila nga përmbytja.
Njerëzit mendojnë se një pjesë e përmbytur e automobilit mund të rregullohet vetëm nëse ajroset për shumë kohë. Megjithatë, dëmtimet në automobil mund të jenë edhe më të mëdha. Uji mund të arrijë edhe në komponentë tejet të rëndësishëm si frerët, në pompë apo edhe në sistemin elektrik të automobilit. Shitja e një automobili të përmbytur të cilit nuk i janë zëvendësuar komponentët kryesorë mund të jetë sikurse shitja e një “bombe të fshehur”.
Për këtë “Auto-Express” ka krijuar një listë të këshillave se çfarë duhet ndërmarrë para se të blihet një automobil, për të parë nëse ai është përmbytur ndonjëherë apo jo... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...