Lexus prezanton konceptin UX [foto/video]

1 Tetor 2016 - 21:03      

Kompania Lexus në shtandën e saj në panairin e veturave në Paris është duke e mbajtur premierën zyrtare të konceptit të saj të ri UX.

Koncepti UX paraqet Crossoverin e ardhshëm të vogël të kompanisë Lexus, ku për pamjen e tij është përkujdesur ED2, qendra e dizajnit e Toyotas për Europë.

Shumë detaje nuk janë zbuluar, por thuhet se ky model karakterizohet me material më cilësorë në interier, si dhe me sistemet më moderne duke filluar nga Infotainment e deri te sistemi për ndihmë të shoferit, transmeton Koha.net.

Duhet theksuar po ashtu se shoferit informatat i shfaqen në formë të hologramit, si dhe se ky model nuk do të ketë pasqyra klasike (pasi që Lexus ka parashikuar kamerat).

Gjithashtu, Lexus UX do të vijë me A shtylla gjysmë transparente, dyert e pasme të ashtuquajtura “vetëvrasëse”, si dhe me ulëset kinetike të Lexusit.

Koncepti serik UX në gamën e Lexusit do të rreshtohet nën modelin NX, ndërsa kompania tashmë ka regjistruar etiketa për Europën, UX 200 dhe UX 250.

Sipas njoftimeve të tanishme, UX serik mund të pritet për shitje pas rreth një viti.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...