1 Tetor 2016 - 19:22
GLM G4 nuk është asgjë tjetër veç se modeli i njohur i holandezëve, Savage Rivale Roadyacht GTS i vitit 2011, i cili në këtë rast në vend të motorit benzinë V8 të Chevroletit ka një motorë elektrik dhe emër të ri.
GLM (Green Lord Motors) është një kompani japoneze e cila ka blerë aksionet në kompaninë Savage Rivale dhe për këtë arsye projekti i tyre i parë është GLM G4, vetura sportive elektrike me katër ulëse, transmeton Koha.net.
GLM G4 vjen me dy motorë elektrikë me kapacitet në total prej 540 kuajfuqi, ndërsa autonomia e tij me vetëm një karikim është deri në 400 kilometra.
GLM thotë se super-vetura G4 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,7 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...