Volkswagen ndan 1.2 miliard dollarë për tregtarët e veturave në SHBA

1 Tetor 2016 - 16:02      

Volkswagen ka konfirmuar të premten se do të paguajë 1.21 miliardë dollarë shitësve të veturave të tij në SHBA, për rregullimin e veturave të prekura nga skandali me emitimin e gazrave, Dieselgate, si pjesë e pagesës prej 16.5 miliardë dollarë që pritet t’i kushtojë në total ky skandal.

Të gjithë 652 shitësit e Volkswagen në SHBA pritet të marrin nga 1.85 milionë dollarë secili, gjatë 18 muajve të ardhshëm.

Si pjesë e marrëveshjes ndërmjet Volkswagenit dhe ligjvënësve në SHBA, ata nuk do të shesin asnjë veturë me diesel të modeleve 2016 dhe 2017, ndërsa këtë ndalesë e ka që nga fillimi i vitit 2015, kur edhe u zbulua ky skandal, transmeton koha.net.

Si pjesë për rregullimin e këtij skandali, VW do paguajë tregtarët e veturave të tyre, për shkak se ata nuk mund të shesin asnjë veturë diesel.

Ndërsa këtë gjë ende nuk e ka aprovuar gjykata federale në SHBA, sipas Reuters pritet të ndodhë së shpejti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...