Mercedesi prezanton modelin e jashtëzakonshëm Generation EQ

30 Shtator 2016 - 22:54      

Mercedesi ka prezantuar konceptin e gjeneratës së re të SUV-it elektrik Generation EQ në panairin e veturave Paris Auto Show.

Gjiganti gjerman ka bërë një hap përpara të ardhmes së veturave elektrike, duke prezantuar konceptin në platformën e re, e cila do të përdoret për të gjithë modelet elektrike që Mercedesi do t’i krijojë në të ardhmen.

Generation EQ ka dy motorë elektrik që ia mundësojnë konceptit të tërhiqet me katër rrotë ndërsa sistemi mund të fuqizohet deri në 420 kuajfuqi. Mercedesi gjithashtu ka krijuar një platformë për bateri, e cila do t’ia mundësojë veturës që të mbushet më shpejtë. Kompania gjermane synon që për pesë minuta të mbushë baterinë për 100 milje. Interieri do të jetë futurist me drita LED.

Mercedesi ende nuk ka konfirmuar nëse ky koncept do të realizohet në formë të modelit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...