28 Shtator 2016 - 21:40
Prezantimi zyrtar është mbajtur drejtpërdrejtë para pak çastesh dhe detajet janë të pakta për momentin, por dihet me siguri se “bisha” e re AMG (në version GT Roadster dhe versioni tjetër AMG GT C Roadster) vjen me sistemin hibrid të tërheqjes të huazuar nga programi jashtëzakonisht i suksesshëm, Formula 1.
Sipas spekulimeve të fundit, në fakt kjo hiper-veturë e re do të përdorë motorin e njëjtë Turbo 1.6-litër V6 nga modeli W07 F1, transmeton Koha.net. Motori në fjalë, sipas një marrëveshje do të bëhet Bi-Turbo dhe thuhet se do të jetë me kapacitet prej 900 kuajfuqi (671 kW). Disa motorë elektrikë, të cilët priten të montohen në rrotat e përparme, do të gjenerojnë shtesë 160 kuajfuqi (119 kW).
Inxhinierët e Mercedes-AMG janë duke synuar një peshë ultra të ulët prej 1 mijë kilogramë dhe janë duke punuar në një aerodinamik e cila do të rriste më shumë performancën. Hiper-vetura e re e Mercedesit pritet që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për më pak se 2,5 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 354 km/h.
Siç mund të shohim nga fotografia, modeli me dy ulëse e me performancë të lartë vjen me trup të lakuar, çati të butë, dyer që hapen si “krahë”, që do të thotë se ky produkt i avancuar i AMG-së është vlerësuar të kushtojë më shumë se 4 milionë dollarë.
Për më shumë shikoni më poshtë videon nga prezantimi i drejtpërdrejtë i këtij modeli të ri AMG GT Roadster dhe AMG GT C Roadster.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...