Motobarka Aston Martin AM37 lansohet në panairin e jahteve në Monako [foto]

28 Shtator 2016 - 11:24      

Derisa shumica e prodhuesve të makinave kanë qenë të zënë duke punuar për modelet e reja për panairin e veturave në Paris 2016, Aston Martin ka qenë i zënë duke prezantuar një super motobarkë, transmeton koha.net.

Kjo barkë është emëruar Aston Martin Am37, ndërsa sot është thyer, simbolikisht, shishja e shampanjës mbi të në panairin e jahteve në Monako.

AM37 është një motobarkë e dizajnuar nga Aston Martin në bashkëpunim me “Quintessence jaht”.


Prodhuesi britanik i veturave ka thënë se dëshirojnë të “sfidojnë gjendjen e tanishme në botën detare”, transmeton koha.net.

Kjo super motobarkë ka dy lloje të motorëve të cilët mund të zgjidhen nga blerësit.


Njëra nga zgjedhjet mund të jenë dy motorë Mercury me diesel që së bashku prodhojnë 370 kuaj fuqi ose dy të tjerët Mercury me benzinë që prodhojnë 430 kuaj fuqi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...