27 Shtator 2016 - 13:46
Sipas detajeve të tanishme, Prometheus S do të vijë me katër motorë elektrikë me kapacitet në total prej 1,341 kuajfuqi, ku me vetëm një karikim të baterisë litium-jon mund të kalojë deri në 500 kilometra, transmeton Koha.net.
Zava Hypercars premton se kjo veturë super-sportive shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë do ta arrijë për vetëm 2 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 350 km/h.
Gjithashtu, kompania thotë se për krijimin e Prometheus S janë angazhuar dizajnerët dhe inxhinierët më të mirë italian, ndërsa konsumatorëve do t’iu ofrohet mundësia për të dizajnuar sipas dëshirës interierin.
Detaje tjera nuk janë zbuluar, përveç se janë publikuar disa fotografi të turbullta.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...