Renault-Nissan arrin marrëveshje me Microsoftin

26 Shtator 2016 - 22:21      

Renault-Nissan dhe kompania Microsoft firmosën sot një marrëveshje partneriteti botëror shumëvjeçar për të zhvilluar teknologjitë e së nesërmes që do të zhvillojnë eksperiencat e pilotimit të veturave të lidhura nëpërmjet internetit.

Dy grupet do të bashkëpunojnë në zhvillimin e shërbimeve të ardhshme të lidhjes për veturat duke përmirësuar eksperiencën e klientëve falë navigimit të avancuar, parashikimit për mirëmbajtjen dhe shërbime të ndryshme në lidhje me makinën, kontrollimin në distancë të funksioneve të veturës dhe njoftime në kohë reale, transmeton kp.

“Vetura po bëhet një hapësirë gjithnjë e më e lidhur, inteligjente dhe personale”, shpjegon Ogi Redzic, zëvendëspresidenti i Aleancës, përgjegjës i veturave të lidhura dhe shërbimeve të lëvizshmërisë.

“Ky partneritet me Microsoftin na mundëson të përshpejtojmë zhvillimin e teknologjive kryesore të domosdoshme për realizimin e produkteve që kërkojnë klientët tanë si dhe krijimin e të rinjve, të pazakontë, që as nuk imagjinohen. Ambicia jonë është të bëhemi furnitori i lëvizjes së lidhur për të gjithë, me një platformë të vetme botërore”, thekson Redzic.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...