Njoftohuni me Maybachun e blinduar 1.4 milion eurosh [foto]

24 Shtator 2016 - 21:40      

Kompania prestigjioze gjermane Mercedes ka zbuluar modelin e saj të ri S600 Pullman Guard, dëfrim i diktatorëve të botës.

Mercedes-Maybach S600 tani është në dispozicion në version super të gjatë dhe i blinduar, të cilin shumica e krerëve të shteteve do ta dëshironin që ta kenë, transmeton Koha.net. Ai kushton 1.4 milion euro, 900 mijë euro më shumë sesa versioni i pa blinduar Pullman.

S600 Pullman Guard është i gjatë 6.5 metra, interieri i tij është i tëri nga lëkura, është vlerësuar me VR9 - që është niveli më i lartë i mbrojtjes balistike, si dhe mund të përballojë shpërthime relativisht të mëdha.

Gjithashtu, Pullman Guard peshon 5.1 tonë dhe dyert e tij të pasme janë aq të rënda saqë Mercedesi është dashur që të shtojë motorët elektrik si ndihmesë për hapjen e tyre, shkruan Top Gear, përcjell Koha.net. Njëjtë sikurse te 600 Pullman i vitit 1965, dritaret e mbështjellura me polikarbon operojnë në mënyrë hidraulike dhe janë mjaftë të trashë.

Në pjesën e pasme të interierit ka hapësirë për katër persona dhe pasi që ky model është “Guard” (roje), ai vjen me disa elemente shtesë të tilla si rotacionet, drita të dorës si dhe një altoparlant të jashtëm.

Mercedes-Maybach S600 Pullman Guard ka motor me kapacitet prej 523 kuajfuqi dhe shpejtësinë maksimale e arrin deri në 160 kilometra në orë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...