Pamjet e para të konceptit të ri elektrik të Volkswagenit

24 Shtator 2016 - 17:48      

Kompania e njohur gjermane Volkswagen ka zbuluar skicat zyrtare të konceptit të saj të ri elektrik, EV, të cilin do ta prezantojë në panairin e sivjetmë të veturave në Paris.

Deri më tani nuk janë zbuluar shumë detaje në lidhje me këtë koncept, përveç se do të ndërtohet në platformën modulare MEB (Modular Electric Platform) dhe se do të vijë me autonominë rreth 400 kilometra, transmeton Koha.net.

Fjala është për konceptin me madhësi sa të Golfit aktual, me dyer të pasme që hapen në mënyrë të rrëshqitshme, ndërsa prodhimi i versionit serik të këtij koncepti pritet të fillojë gjatë vitit 2019.

Gjermanët këtë koncept, emri i të cilit ende nuk është zbuluar, shkurtimisht e përshkruajnë “pajisje mobile në rrota”, ndër të tjera, edhe “me internet”.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...