Makina elektrike më e shpejtë… 576 km/h!

23 Shtator 2016 - 08:55      

Uashington, 23 shtator – Vetura “Venturi VBB-3” është makina elektrike më e shpejtë në botë, që arrin një shpejtësi maksimale prej 576 kilometrash në orë, transmeton atsh njoftimin e e prodhuesit francez të automobilave Venturi.

Modeli VBB-3, që do të thotë “Venturi Buckeye Bullet”, arriti një shpejtësi mesatare prej 549,43 kilometrash në orë në një distancë prej 1,6 kilometrash, një tjetër rekord që pritet të analizohet edhe nga Federata Ndërkombëtare e Automobilave (FIA).

Këto rekorde u vendosën në shtetin amerikan të Juta-s, në liqenin prej kripe të Bonneville, pranë qytetit Salt Lake City. Në timon ishte piloti amerikan Roger Schroer.

Vetura VBB-3 është prodhuar në vitin 2013 nga Venturi dhe Qendra e Kërkimeve të Automjeteve në Universitatin e Ohajos dhe priste prej tre vitesh të vendoste rekorede të reja mbi këtë shkretëtirë prej kripe me kushte perfekte për këtë lloj makine me performancë ekstreme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...