Makinat e së ardhmes do të kujdesen vetë për mirëmbajtjen

22 Shtator 2016 - 08:19      

Frankfurt, 22 shtator – Makinave të së ardhmes nuk do t’u duhet një mekanik që t’i rregullojë, pasi pajisjet e tyre elektronike do të kenë dërguar paraprakisht mesazhe me wi-fi lidhur me atë çfarë nuk funksionon në sistemin e tyre, njoftoinjë grup konsulentësh i makinave gjermane.

Ngasja robotike, ku çdo makinë këmben të dhënat me çdo mjet tjetër në rrugë, është vetëm një pjesë e ndryshimit që vjen nga industria e makinave.

Ana tjetër është se do të jetë vetë makina që do të rezervojë për riparimet e saj si dhe të gjejë pjesë këmbimi për veten me anë të wi-fi-së ndërkohë që ne jemi duke vozitur, transmeton atsh.

“Çdo makinë do të nxjerrë të dhënat për të hyrë në servis”, tha Jan Witkamp i furnizuesit gjerman të makinave ”Bosch”.

Sot, mekanika përdor laptopë dhe mbështetet në diagnozën elektronike për të gjetur gabimet, por të dhënat e së nesërmes do të jetë shumë të vështira për t’u kuptuar nga një mekanik dhe më pas për t’i rregulluar.

Ideja është që të automatizohet plotësisht diagnoza.

Ky kontroll elektronik shëndetësor do të krahasojë të dhënat e reja me ato të vjetra që tashmë ruhen në bazën e të dhënave të servisit, duke lehtësuar çdo gjë, që nga zëvendësimi i gomës dhe gjetja e pjesëve te sistemi i ndriçimit dhe ajri i kondicionuar.

Studimi, i titulluar “Future of the Car” (E ardhmja e makinës), u publikua në panairin e fundit të automekanikës për pjesët e furnizuesve në Frankfurt, Gjermani.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...