Del në shitje modeli unik i Koenigseggut [foto]

19 Shtator 2016 - 17:33      

Secili model Koenigsegg është i veçantë, por disa janë me të vërtetë shumë të veçantë. E ky është Agera Final One of 1.

Kompania suedeze këtë hiper-veturë shumë të veçantë e ka prezantuar në panairin e veturave në Gjenevë në fillim të këtij viti. Ky është njëri nga tre modelet e serisë Final.

Koenigsegg Agera Final One of 1 ka motor 5.0-litër Twin-Turbo V8, sikur edhe One:1, me 1360 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Për dallim nga One:1, te One of 1 ka ruajtur hapësirën që Agera ofron, si dhe çatinë e cila mund të hiqet, dhe çdo formë tjetër të rehatisë që ka hequr kompania kur e ka shndërruar atë në One:1.

Kjo hiper-veturë tani është në shitje në Semco, një shitës i veturave në Munich. Çmimi i shitje nuk është zbuluar, por siç thotë Motor1, prototipi i fabrikës One:1 së fundmi është shitur për më shumë se 7 milionë dollarë.

Dhe duke e ditur që Koenigsegg Ager Final One of 1 është shumë i veçantë, atëherë nuk do të befasoheshim nëse do të shitej për më shumë se 7 milionë dollarë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...