Autobusët, të parët që do të bëhen tërësisht elektrikë

18 Shtator 2016 - 16:33      

Në kuadër të kalimit të sistemit të industrisë nga motorët me djegie drejt atyre elektrikë, pasagjerët e automobilave janë duke marrë vëmendjen më të madhe. Por autobusët janë të parët që janë duke “fituar” këtë ndryshim dhe do të kenë ndikimin më të madh në ambientet rrugore.

Gjenerata e fundit e autobusëve elektrikë të pajisur me pako të mëdha të baterive që mund të kalojnë distanca të shumta rrugësh pa djegur aspak karburant gjatë procesit, përbën ndryshimin e parë të madh të konvertimit të plotë të industrisë së automobilizmit në elektroautoindustri, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Proterra” është një prodhues i automobilave elektrikë për industrinë e transportit. Në kuadër të një evenimenti të organizuar së fundmi nga Asociacioni i Transitit Publik Amerikan (APTA), “Proterra” lansoi serinë e autobusëve “Catalyst Energy Efficienty (E2)”.

“Catalyst E2” është autobus me bateri elektrike që ka pako baterish nga 440 kilovatë për orë deri në 660 kilovatë për orë e që mundësojnë kalimin e distancës deri afër 1000 kilometra me vetëm një mbushje të plotë.

Kjo është më shumë se tri herë më e madhe se distanca që mund të kalohet me Catalyst XR që me bateri 330 kWh kalon distancën deri në 310 kilometra. Bateria e fuqishme e këtyre autobusëve po ashtu mjafton për të mbuluar të gjitha distancat duke mos pasur nevojë që të ndalet për rimbushje... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...