Dështon shkuarja e automobilistëve në Buzet të Kroacisë

17 Shtator 2016 - 13:08      

Federata e automobilizmit të Kosovës ka bërë të ditur se ka dështuar pjesëmarrja e garuesve në Buzet të Kroacisë.

Dështimi ka ndodhur për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat sipas Federatës, nuk i ka ndarë Ministria e Financave.

“Sipas kalendarit të garave në Federatën e Auto Sportit të Kosovës, disa nga automobilistët tanë, në këtë fundjavë do të duhej të ishin në Buzet të Kroacisë, ku do të zhvillohet gara e fundit e vlefshme për Kampionatin Evropian të këtij viti. Mirëpo, diçka e tillë nuk është realizuar, për shkak të mungesës së mjeteve financiare”, thuhet në njoftim.

“Në FASK tash e një kohë të gjatë ankohen se Departamenti i Sportit nuk i është përmbajtur marrëveshjes së nënshkruar dhe se në konton e Federatës nuk janë derdhur as të hollat e këstit të dytë, ndërkohë që tani do të duhej të ishin ndarë edhe ato të këstit të tretë. Në anën tjetër, në Departamentin e Sportit deklarojnë se vonesa nuk është bërë për fajin e tyre, duke theksuar se në momentin që Ministria e Financave i alokon mjetet, ato do t’u ndahen federatave përkatëse”.

I zhgënjyer me mos pjesëmarrjen në garën e Buzetit është shprehur Shkëlzen Lajqi, garuesi nga i cili pritej që pas suksesit në Ilirska Bistricë, ku u rendit në pozitën e tretë, edhe nga Buzeti të kthehet me rezultat të mirë.

“Është mëkat të humbet pjesëmarrja në një garë të tillë. Me gjithë punën e madhe që e ka bërë kryetari dhe Federata në përgjithësi, ne nuk jemi në Buzet dhe kjo është humbje e madhe. Gjëra të tilla nuk guxojnë të na ndodhin, sepse kemi pritur gjatë për këtë ditë dhe tani kur e kemi mundësinë të marrim pjesë në gara të këtij niveli, për shkak të papërgjegjësisë së dikujt, ne duhet të qëndrojmë në shtëpi”, është shprehur Lajqi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...