Tesla me radar të avancuar kërkon të ndal aksidentet me fatalitet

13 Shtator 2016 - 11:05      

Kompania Tesla Motors ka konfirmuar se sistemi i makinës së saj gjysmë-autonome vetvozitëse do të përdorë një radar të avancuar në mënyrë që të përmirësojë aftësinë e për parandalimin e aksidenteve, dhe me gjasë do të parandalonte përplasjen me fatalitet të vozitësit që e kishte përdorur në maj sistemin.

Autopilot 8.0 gjithashtu do të ndalojë përkohësisht vozitësit që ta përdorin e sistemit nëse ata dështojnë t’iu përgjigjen paralajmërimeve me zë, raporton Reuters.

“Jemi duke e bërë shumë më efektive përdorimin e radarit. Do të jetë një përmirësim i drastik në sistemin e sigurisë, e bërë tërësisht në mënyrë softuerike”, ka thënë Elon Musk, shef ekzekutiv i kompanisë, transmeton Koha.net.

Autopiloti i Teslas, i lansuar në tetor, ka qenë në qendër të shqyrtimeve të intensive pasi në korrik ishte dhënë lajmi se një shofer i Teslas, duke vozitur Modelin S kishte vdekur në maj pasi ishte përplasur me një kamion. Administrata Kombëtare për Siguri në Trafik është duke e hetuar rastin.

Por, Musk paralajmëroi se përmirësimi “nuk do të thotë siguri e përsosur”.

“Siguria e përsosur me të vërtetë është një synim i pamundur. E gjithë kjo është për përmirësimin e sigurisë. Asnjëherë nuk do të ketë zero aksidente me fatalitet, madje nuk do të ketë as me zero lëndime”, është shprehur Musk.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...