Furgoni VW Crafter 2017 me pamje të re e me më shumë teknologji [foto]

9 Shtator 2016 - 10:53      

Volkswagen ka lansuar zyrtarisht furgonin Crafter krejtësisht me dizajn të ri, transmeton koha.net.

Furgoni i ri Volkswagen Crafter 2017 ka motorin 2.0 litërsh me diesel ndërsa mund të porositet edhe me katër rrotat aktive.

Derisa Crafter i tanishëm kishte të njëjtin trup dhe platformë me Mercedes Sprinter, ky model tani është bërë krejtësisht i ri e unik, pasi bashkëpunimi në mes tyre ka përfunduar, transmeton koha.net.

Crafter i ri ka “fytyrën e familjes” së Volkswagen, që duket se është përshtatur mjaft bukur me këtë furgon mjaft të madh.

Motori i tyre 2.0 litërsh diesel gjendet në të gjitha opsionet e furgonit, si atij për pasagjerë, ashtu edhe atyre për transport, ndërsa prodhojnë kuaj fuqi të ndryshme, njëri 120 kuaj fuqi tjetri 138 kuaj fuqi dhe tjetrit më të fuqishëm 175 kuaj fuqi bi-turbo.

Volkswagen Crafter do të ofrohet me rrotat e para aktive, me të pasmet aktive apo me të gjitha rrotat aktive 4MOTION, varësisht se si dëshirojnë blerësit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...