Rikthehet klasiku Shelby Cobra i vitit 1962 [foto]

8 Shtator 2016 - 11:15      

Kompania AC Heritage duket se dëshiron të përfitojë enda nga shitja rekorde e fundit e Shelby Cobra CSX 2000 i vitit 1962 për 13.75 milionë dollarë, transmeton koha.net.

Kjo kompani tani do të ndërtojë 9 njësi të limituara të SC Cobras me specifika ekzakte si të vitit 1962.
Secila nga veturat pritet të kushtojë rreth 666 mijë dollarë, ndërsa do të duket krejtësisht e njëjtë me modelet e prodhuara në vitin 1962.

Prodhimi i veturës pritet të fillojë gjatë këtij viti, ndërsa shitja e tij do të jetë nga mesi i vitit 2017.
I quajtur Cobra Mk1 260 i edicionit legjendar, teknikët e garazhit AC Heritage do ta ndërtojnë trupin nga alumini me mjetet origjinale të asaj kohe.

Ndërsa që të gjitha veturat do të jenë që voziten nga ana e majtë, dhe do të ofrohen në vetëm 2 ngjyra, blu dhe verdhë për t’u referuar Cobras origjinal.

Ndërsa edhe motorin do ta kenë si të origjinalit, atë të prodhuar nga FORD 4.25 litërsh V8.
Shelby Cobra tani është vetura amerikane që është shitur më së shtrenjti ndonjëherë në ankand.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...