7 Shtator 2016 - 23:00
Koncepti Vision Van është zbuluar në kampusin e zbulimeve të Mercedesit në Stuttgart, gjë që shumë media mendoj se kështu do të duket gjenerata e ardhshme e Mercedes Sprinter.
Koncepti Vision Van është mjet elektrik komercial dhe është plotësisht i automatizuar e digjitalizuar.
Po ashtu ka një numër të madh të teknologjive të reja të bashkuara për të ndihmuar e revolucionarizuar shërbimet për dërgesa, transmeton koha.net.
Vision Van ka sistemin elektrik të vozitjes 75kW, ndërsa ka shpejtësinë maksimale deri 120 kilometra në orë, por është e limituar në 80 kilometra në orë.
Furgoni është i ndërtuar për të dërguar ngarkesat me shpejtësi në vendin e caktuar, ndërsa po ashtu ka edhe 2 dronë nga 2 kilogram secili, për të mundësuar dërgimin më të shpejtë e autonom.
Kjo paketë e teknologjisë është quajtur “asVANce” (e avancuar) dhe Mercedes do të mbështes këtë iniciativë 500 milionë euro gjatë 5 viteve të ardhshme.
Shefi i kamionëve të Mercedes-Benz, Volker Mornhinweg thotë: “Në vitin 2020 kamionçinat e Mercedesit do të duken shumë më ndryshe se sot për shkak të ndryshimeve që ne jemi duke i bërë në themelet e kompanisë”.
Ky koncept bën që furgoni të lëvizë një drejtim dhe të dërgojë pako deri në 20 kilogram me dronët autonom deri në 20 kilometra distancë, e pastaj të lokalizojnë atë në lëvizje e të kthehen.
Dronët pra mund të dërgojnë paketa deri në 20 kilogramë me shpejtësi deri në 60 kilometra në orë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...