7 Shtator 2016 - 11:47
Fjala është për tre modelet e porositura nga Koenigsegg Japan, të cilat janë pjesë e serisë Agera RS që përbëhet nga 25 njësi tashmë të shitura, transmeton Koha.net. Prodhimi i kësaj serie do të përfundojë në fund të këtij viti ndërsa dërgesat e fundit priten të bëhen gjatë vitit të ardhshëm.
Njëri nga tre modelet Agera RSR ka eksterier me ngjyrë të kaltër Turqoise, tjetri me ngjyrë të zezë, dhe i treti me ngjyrë të bardhë.
Agera RSR për nga pamja dallohet me vrimën për ajër mbi çati, spoiler të pasmë pak më ndryshe i cili ishte si opsion për zgjedhje te Agera RS.
Këta tre modele të reja në dispozicion kanë edhe disa elemente të cilët mund të zgjidhen sipas dëshirës, dhe kanë tavan të fortë i cili mund të hiqet.
Agera RSR vjen me motor 5.0-litër V8 me kapacitet prej 1160 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 300 kilometra në orë ta arrijë për 14 sekonda ndërsa deri në 400 km/h për 20 sekonda.
Çmimi për Agera RSR nuk është zbuluar ende, por me siguri se do të jetë dukshëm më i lartë se modeli standard Agera RS i cili kushton 1.65 milionë dollarë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...