Rolls-Royce Phantom spiunohet në shkretëtirë [foto]

7 Shtator 2016 - 00:12      

Rolls-Royce është duke testuar gjeneratën e ardhshme Phantom në shkretëtirën Mojave të Kalifornisë, ku shihet në këto foto sedan super luksoz duke mbushur rezervarin me karburant, transmeton koha.net.

Ky model pritet të dal në shitje në vitin 2018, por pritet që në vitin 2017 të debutojë në panaire i pa kamufluar me dizajn përfundimtar.

Në këto foto gjenerata e ardhshme e Phantom tregon se vetura ka evoluar nga versionet e spiunuara më parë, me një dizajnë më të gdhendur, por prapë nuk mund të vërehen shumë detajet pasi është shumë mirë i kamufluar.

Nga para mund të vërehet nj grilë më i lartë dhe drita më të ngushta në formë drejtkëndëshi. Ndërsa në pjesën e pasme ky model është më i mbrehtë se versioni i tanishëm i cili i jep një formë më aerodinamike dhe mund të rrisë hapësirën nga brenda për udhëtarë.

Gjenerata e ardhshme e Phamton do të ketë shasinë në platformën e re modulare nga alumini, e që bënë që vetura të jetë shumë më e lehtë e të cilën kjo kompani planifikon ta përdorë për të gjitha veturat e ardhshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...