Renault Megane RS i ri me më shumë se 300 kuaj fuqi [foto]

6 Shtator 2016 - 21:33      

Renaulti i ri sport Megane do të vijë me pesë dyer, ndërsa pritet të arrijë në vitin 2018, transmeton koha.net.

Renault Megane RS pritet të ketë më shumë se 300 kuaj fuqi, ndërsa ka rrotat e pasme aktive.

Tani ky model sportiv është fotografuar gjatë testimit, ndërsa është në trupin e modelit të tanishëm, por vërehet sistemi i shkarkimit të gazrave i dyfishtë në mes të veturës, i cili tregon se do të jetë RS i ardhshëm.

Kjo veturë sportive pritet të kushtoj rreth 35 mijë euro, ndërsa pritet të ketë më shumë se 300 kuaj fuqi me motorin e ri 2.0 litërsh me katër cilindra turbo, që është më shumë se modeli i tanishëm që ka 271 kuaj fuqi.

Shefi i Renaultsport, Patrice Ratti thotë se ky RS pritet të ketë ndërruesin e shpejtësive manual e edhe opsionin EDC dual-clutch automatik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...