Një BMW që do e dëshironin të gjithë [foto]

6 Shtator 2016 - 15:34      

Qe një kohë, modelet e BMW-së janë synim i shumë kompanive që merren me modifikim të veturave, duke ofruar paketa nga më të ndryshmet si për eksterier e interier ashtu edhe për përforcim të motorit.

Tani, kompania që merret me modifikimin e veturave, Fostla, ofron paketë të re “PD6xx” për aerodinamikën e modelit BMW 650ix Gran Coupe, transmeton Koha.net. Kjo paketë përfshinë mbrojtësit më të zgjeruar, disa pjesë të bëra nga fibra të karbonit, spoilerë dhe difuzerë të rinjë, si dhe eksterier me ngjyrë gri mat.

Rrotat me ngjyrë të kaltër, me diametër prej 20-inç e me goma 245/30 dhe 295/30, vetëm se i japin një pamje mahnitëse këtij BMW-së, ndërsa amortizatorët Pro-kit nga kompania Eibach e afrojnë me tokën për 25 mm në pjesën e përparme dhe 20 mm në pjesën e pasme.

Falë kompanisë PP-Performance, motori i këtij BMW 650ix Gran Coupe është përforcuar për 444 kuajfuqi, që do të thotë se tani ky model është me kapacitet prej 562 kuajfuqi.

Sistemi i shkarkimit të gazrave i këtij BMW 650ix Gran Coupe, i ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë ASG Sound, përbërë nga disa pjesë të modifikuara nga sistemi i shkarkimit të gazrave të BMW M6.

Modifikimi i BMW 650ix Gran Coupe në total kushton 40 mijë euro.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...