5 Shtator 2016 - 15:46
Prodhimi i këtij koncepti do të varet nga reagimi i publikut dhe blerësve potencialë, dhe nëse do të jetë pozitiv atëherë ky Sedan luksoz do të prodhohet në një seri të kufizuar, madje para vitit 2018, prej vetëm 50 njësive.
Për pamjen e konceptit hibrid është përkujdesur kompania, po ashtu polake, Kadler Design Studio, ndërsa për sistemin e tërheqjes motori elektrik (një motor me djegie të brendshme), transmeton Koha.net. Vozitja vetëm me motor elektrik mund të kalojë deri në 350 kilometra, ndërsa autonomia në total e këtij koncepti hibrid është rreth 850 km.
Ky Sedan hibrid luksoz shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 5 sekonda.
Sa i përket interierit, Sedani i ri i Varsovias, po ashtu, do të vijë edhe me interier luksoz i cili do të përbëhet nga lëkura dhe druri, dy ekrane 19-inç të vendosur në tavan dhe që tërhiqen para xhamit të përparmë, ulëset e pasme me funksionin e ftohjes, nxehjes dhe masazhit.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...