Range Rover Sport me pamje “agresive” [foto]

4 Shtator 2016 - 18:13      

Kompania britanike e cila merret me modifikimin e veturave, Revere, për pronarët e modelit sportiv Range Rover Sport ofron paketë të re për pamjen “agresive” të këtij modeli.

Paketa e re, zyrtarisht, quhet “Revere HSR Wide Body” dhe përfshin mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësi i përparmë i ri me spoiler, set pragjesh, spoiler i pasmë mbi çati si dhe difuzer i pasmë, transmeton Koha.net.

Në ofertë gjendet edhe maska e përparme me logon Revere, mbishkrimi Revere në kapakun e motorit dhe në derën e bagazhit.

Revere, po ashtu ofron edhe sete të ndryshme të rrotave prej alumini, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe interierin e modifikuar i cili përbëhet nga ulëset sportive, lëkurë dhe disa elemente nga fibra të karbonit.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...