3 Shtator 2016 - 21:36
Nikola Motor Company ka konfirmuar se ky kamion si karburant do të përdorë teknologjinë e quajtur “Hydrogen Fuel Cell” – që nënkupton se gjatë përpunimit hidrogjeni shndërrohet në ujë, e jo me bateri siç është njoftuar më parë. Ky kamion, po ashtu, do të emetojë zero për qind dyoksid të karbonit.
Sistemi i tërheqjes do të prodhojë 800 volt dhe kamioni do të ketë më shumë fuqi, më saktësisht 1000 kuajfuqi, në krahasim nga cili do kamion tjetër dizel në SHBA, transmeton Koha.net. Me një litër karburant [hidrogjeni i shndërruar në ujë] Nikola One mund të kaloj 8.5 kilometra, madje edhe me ngarkesë të plotë. Kjo do të thotë se kamioni mund të kalojë deri 1900 kilometra me vetëm një rezervar.
Problemi më i madh i automjeteve me sistemin e tërheqjes me “Hydrogen Fuel Cell”, është mungesa e infrastrukturës. Kompania NMC planifikon të prodhoj karburant me hidrogjen të lëngët, i cili do të shitet në 50 lokacione në SHBA dhe Kanada nga viti 2020.
Si do ta prodhojë këtë lloj karburanti kjo kompani? Kompania NMC është duke planifikuar që të ndërtojë ferma të mëdha solare me kapacitetin e prodhimit deri në 100 megavat energji. Kjo energji do të përdoret për elektrolizë dhe prodhim të hidrogjenit.
Nikola Motor Company në muajin maj ka pranuar porositë në vlerë prej 3 miliardë dollarë, që kushtojnë përafërsisht 7000 kamiona One.
Prezantimi i Nikola One është caktuar që të bëhet më 1 dhjetor të këtij viti.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...