Automobilistët kosovarë para sfidës serioze në Slloveni

2 Shtator 2016 - 19:10      

Shkëlzen Lajçi, Bardhyl Canolli, Përparim Dushi, Valdet Krasniqi, Valdet Kaçandolli, Arbnor Musliu, Arbër Rexhepi, Bujar Gola dhe Alban Berisha do ta sfidojnë veten dhe makinat e tyre në garën që do të mbahet në Slloveni.

Nëntë automobilistë tanë tashmë janë në Ilirska Bistricë të Sllovenisë, ku gjatë dy ditëve të fundjavës do të mbahet gara e disiplinës malore, e vlefshme për Kampionatin Evropian.

Bëhet fjalë për një garë tejet atraktive në të cilën zakonisht marrin pjesë mbi 200 garues, nga shumica e vendeve evropiane. Shkëlzen Lajçi, Bardhyl Canolli, Përparim Dushi, Valdet Krasniqi, Valdet Kaçandolli, Arbnor Musliu, Arbër Rexhepi, Bujar Gola dhe Alban Berisha janë shprehur optimistë për rezultate të mira.

Pa dyshim se shpresat më të mëdha për sukses eventual i ka Shkëlzen Lajçi, i cili me Mitsubishi Evo 9 beson se nga Ilirska Bistrica mund të kthehet me rezultat të kënaqshëm.

“E kam thënë edhe më herët, madje që në garën time të parë pas rikthimit se, synimi im kryesor është suksesi në rrafshin ndërkombëtar. Kam investuar shumë në veturë, ndërsa edhe jam në formë mjaft të mirë. Jam i vetëdijshëm se në Ilirska Bistricë do të jetë garë shumë e fortë, me garues nga e gjithë Evropa, por unë jam optimist se do të gjendem në podiumin e fituesve”, ka thënë Lajçi para nisjes për në Slloveni.

I vetëdijshëm për sfidën e vështirë është edhe Bardhyl Canolli. “Kjo është gara e tretë ndërkombëtare që po marr pjesë në vitin 2016. Natyrisht që do të jetë shumë vështirë, pasi unë garoj në kategorinë E1 +2000, ku konkurrenca është tepër e madhe. Megjithatë, ne të gjithë do të japim maksimumin dhe shpresoj të kthehemi me rezultate të mira”, është shprehur Canolli, duke shtuar: “Nuk mund të mos e përmendim punën e madhe që është duke e bërë kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, punë pa të cilën nuk do të arrinim të zhvillojmë as garat vendore e të mos flasim për ato ndërkombëtare”.

Një tjetër garues që po sakrifikon shumë për automobilizëm pa dyshim është Përparim Dushi, i cili aktualisht në pronësi i ka dy vetura, të dyja me kosto mjaft të lartë. “Në Ilirska Bistricë do të paraqitem me Seat, veturë të cilën e kam blerë pak ditë më parë dhe është saktësisht me motor të destinuar për gara. Ndërsa, një javë më vonë, me Formula do të paraqitem në Krujë. Si gjithmonë, unë do ta jap maksimumin dhe shpresojmë në rezultate të mira, megjithëse është e qartë se bëhet fjalë për një garë të cilësisë tepër të lartë“, ka thënë Dushi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...