Gjermania akuzon Fiat-Chrysler për motorë të trukuar

2 Shtator 2016 - 08:43      

Gjermania ka dërguar në Komisionin Evropian një letër ku denoncon përdorimin nga prodhuesi Fiat-Chrysler (FCA) të një pajisje ilegale për sa i përket ndotjes që shkaktojnë veturat dizel.

“Sipas testeve të zhvilluara nga KBA, agjencia federale e automobilave, në katër vetura të grupit FCA, sistemi i filtrimit të produkteve ndotëse çaktivizohet pas 22 minutash”, lexohet në letrën e Ministrisë gjermane të Transportit që daton të mërkurën.

Pra kjo pajisje qëndron aktive dy minuta më shumë se sa kohëzgjatja e një kontrolli normal kundër ndotjes.

Nga ana tjetër, niveli i oksidit të azotit, lëndë shumë ndotës, që nxirret në atmosferë shpesh herë është 9-15 herë më i lartë se niveli i autorizuar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...