Shitet për një shumë marramendëse LaFerrari i njohur si “Kali nga Ferri” [foto]

1 Shtator 2016 - 12:49      

Në ankandin e mbajtur kohët e fundit në shtëpinë e ankandeve “Mecum Auctions”, në Monterey, pronarët e rinj të automobilave të rrallë kanë shpenzuar mbi 50 milionë dollarë.

Në shkallën e automobilave më të shtrenjtë në mesin e 704 veturave të ofruar gjendet edhe modeli LaFerrari, njëri nga automobilat super-sportiv në historinë e kompanisë italiane Ferrari dhe në industrinë e automobilave në përgjithësi, transmeton Koha.net. LaFerrari, me nofkën “Kali nga Ferrari”, me ngjyrë të zezë është prodhuar në vitin 2014, ndërsa deri tani ai ka të kaluara vetëm 339 kilogramë. Për këtë model pronari i ri ka paguar 4.7 milionë dollarë.

Detajet më të hollësishme në lidhje me LaFerrari mund të lexoni KËTU.

Modeli i dytë në listë është Ford GT40 i vitit 1966. Fjala është për modelin e parë të prodhuar, ndërsa në vitin 1980 është modifikuar. Me vetëm 17.702 kilometra të kaluara Ford GT40 është shitur me çmim prej 4.4 milionë dollarë.

Në vendin e tretë ishte përsëri Ferrari, një top model i vitit 2003. Natyrisht, fjala është për Enzo me ngjyrë të kuqe, me të rreth 3 mijë kilometra të kaluara, i cili është shitur për 3 milionë dollarë.

Në vijim po ju paraqesim top dhjetë automobilat e rrallë që janë në shitur në Mecum Auctions:

1. 2014 Ferrari LaFerrari – 4.7 milionë dollarë,
2. 1966 Ford GT40 MkI – 4.4 milionë dollarë,
3. 2003 Ferrari Enzo – 3 milionë dollarë,
4. 2014 McLaren P1 – 1.85 milion dollarë
5. 2011 Ferrari 599 SA Aperta – 1.05 milion dollarë
6. 2006 Bugatti Veyron 16.4 – 1 milion dollarë
7. 1968 Lamborghini Miura P400 – 790 mijë dollarë
8. 2011 Ferrari 599 GTO - 680 mijë dollarë
9. 2004 Porsche Carrera GT - 610 mijë dollarë
10. 1932 Duesenberg Model J Phaeton - 600 mijë dollarë

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...