31 Gusht 2016 - 09:57
Burimet brenda kompanisë kanë konfirmuar se vetura e ardhshme është në fazën përfundimtare të dizajnit, para se të fillojë prodhimi i saj.
Modeli i fuqishëm pritet të ketë motorin 1.6-litra V6, i njëjtë me atë që gjendet te Formula 1, dhe do të ketë 1000 kuajfuqi. 900 kuajfuqi do të gjenerohen nga motori V6 ndërsa 100 të tjerë nga një motor shtesë turbo.
Me peshë vetëm 2,200 kubikë, dizajnerët kanë krijuar një eksterier aerodinamik, i ngjashëm me atë të Aston Martin-Red Bull 001. Shpejtësia maksimale e këtij modeli do të jetë 354 kilometra në orë. Shpejtësinë nga 0 në 100 kmh do ta arrijë për 2.5 sekonda.
Detajet tjera pritet të konfirmohen nga Mercedes-AMG, por raportohet se një veturë e tillë do të kushtojë 5 milionë dollarë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...