30 Gusht 2016 - 13:33
Koncepti Cxperience plug-in hibrid do të vijë me rrotat 22-inç, të ashtuquajturat “dyert e pasme vetëvrasëse”, kamerat ConnectedCam, programin Advanced Comfort, si dhe me interier të vogël në të cilin gjendet një ekran 19-inç.
Ky koncept i ri posedon motorin benzinë me kapacitet prej mes 150 deri 200 kuajfuqi dhe motorin elektrik me kapacitet prej 80 kW, marshin automatik me tetë shpejtësi, transmeton Koha.net. Cxperience mund të lëvizë edhe me vetëm motorin elektrik deri në 60 kilometra.
Bateria e motorit mund të mbushet për 4 orë e gjysmë në prizat normale në shtëpi, ndërsa në mbushësin 6.6 kW ajo mund të mbushet për më pak se 2 orë e gjysmë.
Citroën Cxperience Concept është i gjatë 4.85 metra, i gjerë 2 metra, i lartë 1.37 metra, ndërsa gjatësia boshtore është 3 metra.
Promovimi zyrtar i konceptit Cxperience do të mbahet në panairin e ardhshëm të veturave në Paris.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...