29 Gusht 2016 - 11:37
Brabus për modelin aktual C-Class (W205) ka përgatitur paketën për ristilizim, e cila përfshin spoiler të përparmë, vrima për ajër në pjesën e përparme, difuzer i pasmë, spoiler në bagazh.
Gjithashtu, kjo paketë përfshin edhe set të rrotave prej alumini me diametër prej 20-inç, amortizatorët me ajër, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, transmeton Koha.net, si dhe disa elemente për modifikimin e interierit – duke përfshirë lëkurën Alcantara, pedalet nga alumini...
Brabus, po ashtu, ofron paketë të re edhe për përforcimin e motorit, që do të thotë se versioni C180 do të ketë 21 kuajfuqi më shumë, C200 41 kuajfuqi dhe C250 tani është me kapacitet prej 245 kuajfuqi.
E njëjta paketë ofrohet edhe për versionin karavan C-Class Estate.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...