Amazon hyn në tregtinë e automjeteve

28 Gusht 2016 - 15:05      

Pas Google dhe Apple, një kolos tjetër i së ashtuquajturës “ekonomia e re”, Amazon, ka hyrë fuqishëm në sektorin e automjeteve.

Me hapjen e portalit të kërkimit Amazon Vehicles, lideri i sektorit të shitjeve online synon t’u ofrojë konsumatorëve një gamë të gjerë zgjedhjeje të automjeteve të reja, të pdërorura dhe të atyre për koleksionistë.

Objektivi i saj është të krijojë, përmes instrumenteve ekzistuese, një komunitet personash të interesuar për këtë sektor, në gjendje të ndërveprojë jo vetëm duke postuar njoftime dhe foto, por edhe kërkesa për të dhëna të detajuara për modele specifike, transmeton TCH.

Sipas Automotive News, për momentin Amazon nuk do të hyjë në kuadrin e transaksioneve direkte, por synon që me Amazon Vehicles të ofrojë mundësinë e gjetjes dhe blerjes së pjesëve të këmbimit, duke krijuar një shërbim të ngjashëm me ato të artikujve të tjerë që ofron. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...