Certifikimi i automjeteve motorike me gaz si të tjerat

24 Gusht 2016 - 10:02      

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ nr.03/2016 për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ 01/2013 mbi stabilimentet dhe pajisjet për ngasje të automjeteve me gaz.

Me këtë udhëzim janë përcaktuar kushtet, kriteret dhe procedurat për marrjen e autorizimit për atestimin dhe certifikimin e automjeteve motorike me gaz dhe marrjen e licencës për punë të punëtorisë për servisim të automjeteve.

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është krijimi i lehtësirave administrative-teknike dhe ligjore për subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari, duke iu mundësuar qasje të barabartë e jodiskriminuese dhe krijimin e një tregu të lirë në këtë fushë.

Me ndryshimet dhe plotësimet e bëra përmes këtij akti nënligjor hiqet barriera e autorizimit të më tepër institucioneve për atestimin dhe certifikimin e automjeteve motorike me gaz, që është në përputhje me vendimin nr. 17/44, datë 12.08.2015, të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi eliminimin e të gjitha veprimeve që kufizojnë konkurrencën e lirë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...