Seat së shpejti prezanton SUV-in e ri të vogël

23 Gusht 2016 - 17:39      

Edhe më parë është thënë se kompania Seat gjatë vitit të ardhshëm do të prezantojë SUV-in e vogël të ri, ndërsa para disa muaj kjo është konfirmuar.

Sipas spekulimeve të fundit thuhet se Seati automobilin e ri të lartë sportiv ndoshta do ta quajë Arona, emër i cili i referohet një qyteti në ishujt Kanarie, shkruan revista e njohur gjermane Auto Bild.

Gjithashtu, është shumë e mundur që Arona të jetë emri i konceptit të ri të Seatit i cili do të vijë në version SUV i vogël dhe i cili ndoshta do të debutojë këtë vjeshtë në panairin e veturave në Paris, transmeton Koha.net.

Seat Arona serik (apo ndoshta do të quhet me ndonjë emër tjetër), ndër të tjera, do të duhej të ketë në dispozicion motorët 1.0-litër TSI dhe 1.4-litër TDI. Pra, fjala është për SUV-in i cili është më i vogël se modeli Ateca, i cili ka debutuar në mars të këtij viti në panairin e veturave në Gjenevë.

Burime të afërta me kompaninë Seat edhe më herët kanë njoftuar se ky prodhues planifikon të zgjerojë ofertën e SUV-ave përmes të cilave dëshiron që të rrisë shitjet e tyre, pasi që kërkesa në këtë segment vazhdon të rritet.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...