21 Gusht 2016 - 11:43
Kjo do të rris numrin e të punësuarve në fabrikën në Spanjë, por edhe do të zhvendosë prodhimin e Audi Q3 nga fabrika e Audi, Gyor, në Hungari.
A1 i ri, sipas njoftimeve të mëparshme, do të vjen me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, 4x4, marshin DSG, një gamë të gjerë të motorëve benzinë dhe dizel, si dhe versioni sportiv S1, transmeton Koha.net. Megjithatë, mbetet të shihet nëse gjenerata e re e A1 do të ofrohet edhe në version RS1.
Gjithashtu, A1 i ri do të vjen me instrument-tabelën digjitale (e cila do të jetë opsionale), sistemin Apple CarPlay dhe Android Auto, si dhe me sistemin Infotainment MMI në version të modernizuar.
Në këto fotografitë të cilat i shohim, revista e njohur britanike Auto Express ka dashur të shfaq pamjen e mundshme të A1 të ri në version me tre dyer. Megjithatë, sipas njoftimeve të fundit nga Audi thuhet se kompania nuk planifikon që të zhvillojë pasardhësin, në version me tre dyer, e modelit A1, A3 dhe A3 Cabrio.
Modeli aktual A1 me tre dyer është më i lirë për nga çmimi, por kjo nuk do të thotë se është më i kërkuari në mesin e blerësve sepse më i shituri është A1 në version me 5 dyer, transmeton Koha.net. Kjo, potencialisht mund të rezultojë që pasardhësi i A1 s’do të vjen në version me tre dyer, gjë që vlen edhe për A3 sepse versioni me 5 dyer është duke shijuar popullaritetin në rritje.
Megjithatë, A1 i ri do të karakterizohet me evoluim të dizajnit aktual, do të jetë më i madh për dallim nga gjenerata e tanishme, do të ketë bosht të rrotave më të madh për 90 mm, si dhe kapaciteti i bagazhit do jetë rreth 300 litra. Po ashtu, duhet theksuar se modeli i ri do të ndërtohet me platformën VW MQB, nën emrin A0.
Ndërkaq, në gamën e motorëve, ndër të tjera, përmenden motori 1.0-litër Turbo me tre cilindra e me kapacitet prej 100 kuajfuqi, motorët e rinj 1.5-litër benzinë dhe dizel, si dhe nuk duhet përjashtuar edhe versionet plug-in hibrid dhe e-tron.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...