Maratona automobilistike vazhdon në Zym

19 Gusht 2016 - 15:27      

Automobilistët e Kosovës në këtë fundjavë zhvillojnë garën e disiplinës malore në Zym, njofton kumtesa nga FASK, transmeton Koha.net.

Pastaj ata do të shkojnë në Ilirska Bistricë të Sllovenisë më 3 e 4 shtator dhe në Buzet të Kroacisë më 17 shtator.

Kjo është gara e pestë e diciplinës malore, e teta në përgjithësi për kampionatin e sivjetmë, pa harruar as Drag Race dhe dy gara në karting, që po ashtu u organizuan nga Federata e Auto Sportit e Kosovës.

Në Zym pritet numër i madh i agruesve, e po ashtu edhe interesimi i shikuesve. Paraqitja për pjesëmarrje në garën e Zymit do të bëhet prej orës 8:30 – 9:30, ndërsa në orën 11:00 do të mbyllet rruga për veturat civile, për çka FASK-u kërkon mirëkuptim nga kalimtarët e rastit, të cilëve gjithsesi do t’u mundësohet kalimi në periudhën ndërmjet dy vozitjeve.

Stërvitja e parë zyrtare, fillon të shtunën në orën 12:00, ashtu sikur edhe gara që do të zhvillohet të dielën.

FASK-u, në bashkëpunim me AK Prizrenin, i kanë ndërmarrë të gjitha masat që gara të zhvillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa aty do të jenë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...