Volkswageni teston Touaregin e ri T-Prime

16 Gusht 2016 - 23:13      

SUV-i i tanishëm i Volkswagenit është afër fundit dhe kompania gjermane tashmë ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e modelit të suksesshëm.

Koncepti T-Prime që pritet të prezantohet si model në vitin 2017, është testuar në rrugë dhe në bazë të fotografive të para, koncepti nuk ka shumë ndryshime nga modeli i tanishëm.

Auto Express ka siguruar disa foto të konceptit T-Prime i cili është një SUV i madh me katër ulëse. Motori më i vogël i këtij modeli pritet të jetë V6 diesel ndërsa në krye të listës do të jetë V8 TDI.

Touaregu do të ofrohet me motor 2.0-litra TFSI turbocharget me katër cilindra. E njëjta njësi gjithashtu do të ketë një motor elektrik për të fuqizuar Touareg GTE, një hibrid plug-in.

Detajet tjera dhe çmimi i veturës ende nuk janë konfirmuar nga kompania gjermane.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...