VW Touareg me pamje “agresive” [foto]

13 Gusht 2016 - 21:19      

Modeli i famshëm aktual Volkswagen Touareg, në version 3.0 TDI dhe 4.2 TDI, ka kaluar në shtëpinë e njohur modifikuese për vetura ABT Sportsline, ndërsa rezultati i punës së tyre është përforcimi i motorit, paketa për aerodinamikën, rrotat e reja, si dhe amortizatorët e modifikuar.

Versioni 3.0 TDI V6 dizel është përforcuar nga 262 në 290 kuajfuqi, ndërsa 4.2 TDI nga 340 në 385 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

ABT Sportsline për këto dy versione ofron pamje “agresive” falë maskës së re të përparme, “vetullave” për dritat e përparme, spoilerit të pasmë në çati, difuzerit të pasmë.

Kjo shtëpi modifikuese për vetura po ashtu ofron edhe rrotat ABT prej alumini me diametër prej 20 apo 22-inç (me goma 275/45 R20 ose 295/30 R22), amortizatorët e rinj (tani këto modele përpara janë më të ulëta për 40 mm dhe 30 mm në pjesën e pasme), sistemin ABT Level Control, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...