8 Gusht 2016 - 12:14
Për Tim Dowling, shmangia e dhimbjeve të barkut do të ishte një fillim i mirë. Është hera ime e parë në Coventry, dhe jam i humbur. Duke e kërkuar rrugën time në unazën e tij të famshme, e gjej veten tërësisht të varur nga udhëzimet e udhëtarit tim, Dr Stewart Birrell, asistent profesor i inxhinierisë eksperimentale në Universitetin e Warwick, shkruan Koha Ditore.
"Qëndro në korsinë e mesme këtu," thotë ai, “dhe shko drejt mbi dritat”. "Çfarë dritash?" them unë. Të paktën ai nuk e ka përmendur ngasjen time. E kam prekur trotuarin dy herë, duke shkaktuar që të dy të kërcejmë në ulëset tona.
"Pastaj vetëm ndiqe rrethin e rrugës", thotë Birrell, duke e hapur derën e tij. "Duhet të jesh mirë këtu”. "Ku po shkon?" them unë. Ai hidhet nga makina e cila udhëton me 25mph. Instinktivisht, i shkel frenat. Kur shikoj përtej, ai qëndron pranë dritares.
Edhe pse jam me të vërtetë në Coventry, unë nuk jam në të vërtetë në rrugën unazë. Jam në kampusin universitar, brenda simuluesit modern 3.2 milionë funtash të WMG-së, i vetmi i këtij lloji në botë.
Çfarë ka 3xD Simulatori për Automjetet Inteligjente që simulatorët e tjerë nuk e kanë? Para së gjithash, makina në vetvete nuk është një simulim - ajo është një Range Rover Evoque. Motori është hequr dhe zëvendësuar me një grumbull kutish sinjalizuese të dizajnuara që t’i mashtrojnë sensorët e makinës që të mendojnë se ajo po ecë.
Makina qëndron në mes të një ekrani cilindrik 360-shkallësh duke e projektuar një rrugë digjitale me definicion të lartë, në një rrugë prej 30 miljeve rreth Coventryt (rruga më e gjatë ndonjëherë e projektuar nga një simulues, edhe pse ata nuk e dinin këtë në atë kohë). Lidhshmëria e saj gjithashtu e bën atë unike...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...