Mbi 100 garues në “Drag Race” në Sllatinë [video]

7 Gusht 2016 - 15:47      

Ndonëse vëmendja e sportdashësve këtyre ditëve është në ‘RIO 2016’, megjithatë, sot në Aeroportin Ndërkombëtare ‘Adem Jashari’ është zhvilluar gara automobilistike ‘Drage Race’.

Kjo garë që pritje të ishte më e madhja këtë sezon nga Federata e Auto-Sporteve e Kosovës (FAK), ka nisur më tri orë vonese, dhe organizmi i kësaj garë nuk ishte në nivelin e dëshiruar, madje, kësaj herë gazetarët u ‘plaçkitën’ për shkak se u detyruan të paguajnë nga katër euro për të përcjellë ngjarjen e tyre.

104 garues nga vendet rajonit u desh të prisnin hiq me pak së tri orë për nisur garën për shkak se qytetarët të shumtë të cilët erdhën për të prekur nga afër emocionet që sjell kjo garë, nuk i respektuan rregullat, duke mos qëndruar në vendin e publikut, por rrinin në pistë, aty ku do të kalonin garuesit, raporton KP.

Edhe Policia e Kosovës që ishte e pranishëm në këtë ngjarje sportive, nuk arriti që t’i largojë qytetarët e shumë të nga pista, derisa nga skena moderatori për tri orë rresht kërkonte me të madhe që të largohen, po qe ishte e pamundshme. Largimi i tyre nga pista u bë vetëm pasi erdhi Njësia Speciale, e cila u kërkua si përforcim.

Biletat, për të shikuar garën e sotëm ishin nga një euro për person, bileta iu dhanë edhe veturave të qytetarëve.

Kryetari i Federatës së Auto-Sporteve të Kosovës, Ismet Rexhepi, ka treguar se në garë po marrin pjesë 104 garues, si nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi.

I pari i FAK-ut e pranon se nuk është aq i kënaqur me organizimin, sepse sipas tij, reshjet atmosferike nuk e lejuan që të bëjnë organizimin ashtu si donin.

“Nuk jam edhe aq i kënaqur, sepse qysh kemi pas qejf ne me i bo, kushtet atmosferike nuk e lejuan, por brenda mundësive po e japim maksimumin që me u duk sa më mirë”, tha Rexhepi. Ai ka arsyetuar edhe ardhjen e Njësisë Speciale të Policisë.

“Patjetër që ishte e nevojshme për arsyeje se organizatori nuk mundet me filluar garën pa patur kushte të sigurta për garë ndryshe për shkak shiut tereni ku është paraparë me qëndru shikuesit është dëmtuar e është bërë lloç dhe njerëzit po ikin..dhe tash që është masë e madhe pa një forcë ma të madhe nuk ka mundësi”, tha Rexhepi.

Tashmë garë është duke u zhvilluar dhe ka hyrë në fazën më interesante.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...