7 Gusht 2016 - 11:39
Shumë njerëz nuk e dinë nëse një automobil të vjetër që ata posedojnë, dikur në të ardhmen mund të vlejë shumë. Këtë dilemë e ka sqaruar “Auto-Express” që ka zgjedhur dhjetë automobila të krijuar vjet më parë, që janë nëpër rrugë sot, e që dikur do të kenë çmim të lartë nëse pronari vendos t’i shesë, shkruan Koha Ditore.
Dhjetë modelet e përzgjedhura janë me çmim të lirë, por që dikur do të kenë vlerë shumëfish më të madhe.
Peugeot 205 GTi
Edhe pse “i plakur” sa u përket performancave, Peugeot 205 GTi premton që një ditë të sjellë shuma të mëdha parash. Peugeot 205 GTi ka qenë në shitje për dhjet vjet, në mes të viteve 1984 dhe 1994. Ky automobil shitej edhe për më shumë se 12 mijë euro, por ka modele të vjetra që tani kushtojnë më pak se 3 mijë euro.
Modeli më i lirë konsiderohet të jetë versioni 1.6-litërsh, që vlerësohet edhe si versioni më i mirë i modelit. Kjo falë motorit dhe transmisioneve më të shkurtra në krahasim me modelin e fuqishëm 1.9- litërsh.
Nissan Skyline GT-R (R32)
Legjenda e gjeneratës së adhuruesve të videolojës “Gran Turismo”, Nissan Skyline GT-R mbetet një nga modelet më të vlefshme në treg. Sikurse edhe gjenerata aktuale GT-R, modeli origjinal R32 Skyline përdorte teknologji të lartë për të shkëlqyer në performancë.
Modeli u prodhua për pesë vjet, 1989-1994... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...