Nissan me koncept fantastik radikal super sportiv të makinës elektrike [foto]

5 Gusht 2016 - 13:12      

Nissan ka zbuluar një koncept të ri të veturës Bladeglider EV sport, me një dizajnë radikal në botën e veturave, transmeton koha.net.

Nissan ka shtuar dyshimet se mund të prodhojë një veturë me dizajn radikal sportiv elektrik, duke zbuluar zhvillimet e reja të konceptit Bladeglider.

Modeli i ri i veturës Nissan Bladeglider është zbuluar me dy motorë të ndryshëm që bashkëpunojnë për ta bërë këtë veturës super sportive në një ngjarje në Brazil, për të shënuar fillimin e Lojërave Olimpike në Rio, transmeton koha.net.

Nissan thotë se “Bladeglider i ri është një veturë fantastike, e studim real për potencialin e veturave me performanc të avancuar EV”.

Vetura është e gjitha elektrike, ndërsa ka beterin 220kW me litium, që i furnizon me elektricitet dy motorë me 130kW, që gjenden në rrotat e pasme.
Pesha e super veturës është vetëm 1,300kg, që është pothuajse e njëjtë me veturën elektrike të BMW i3.


Shpejtësinë maksimale sipas Nissan e arrin deri në 190 kilometra në orë, ndërsa nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për “më pak se pesë sekonda”.

Ndërsa Nissan kësaj veture i është referuar si “prototip në zhvillim” në vend të veturës koncept, që ka bërë që shumë media të thonë se ata tashmë janë duke e ndërtuar atë për ta lansuar në shitje, dhe se sipas tyre nuk do të mbetet vetëm si veturë koncept.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...