Tesla me modele të reja për gjashtë deri nëntë muaj

4 Gusht 2016 - 17:20      

Elon Musk, udhëheqës i gjigantit amerikan Tesla, muajin e shkuar deklaroi se kompania e tij e automobilave elektrikë do të vijë me një kombibus dhe një kamion, ndërsa tani mësohet se këta modele do të vijnë për nëntë muaj.

Në një konferencë të mbajtur me analistë, shefi i Teslas deklaroi se dy modelet e ardhshme do të vijnë për gjashtë deri në nëntë muaj.

Ai thuhet se i referohet prototipave të hershëm dhe jo modeleve të prodhuara.

Musk ka bërë të ditur se Tesla Model 3 do të mbetet prioriteti i kompanisë, dhe pas këtij modeli fokusi do të kthehet në modelin SUV të quajtur Model Y.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...